Shekerinska: Sa më shpejtë na nevojitet ambasador në NATO

0
13

Ligji është shumë i qartë në rizgjedhjen, por shteti nuk guxon të ngec, pasi nëse mbetet siç kemi ngecur me Qeverinë e kaluar, ende do të ishim larg dyerve të NATO-s dhe BE-së, ka thënë sot ministrja Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e emërimit të ambasadorit në NATO.

“Sa më shpejtë na nevojitet ambasador në NATO dhe e pambrojtshme është të flitet se anëtarësimi në NATO është prioritet i përbashkët, ndërsa opozita të protestojë, të kërkojë shteti të mos dërgojë ambasador në NATO. Kjo është punë kundër interesave strategjike të shtetit dhe me të vërtetë pres që atë qëndrim do ta ndryshojnë. Ne jemi, pas 30 vitesh debat për NATO-n, tanimë para anëtarësimit. Të paktën që duhet të bëjmë nuk janë vetëm ligjet, ku jam e bindur se do të miratohen, pro edhe të dërgojmë ambasador në NATO dhe përfaqësues ushtarak në Aleancë që të tregojmë se e vlerësojmë anëtarësimin, por e dimë se anëtarësimi është përgjegjësi. Kot jemi anëtar, nëse atje në nivel të lartë mungojmë”, ka thënë Shekerinska.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here