Sherifi: Iniciativa e Veselit për listat e veteranëve s’duhet ta pengojë drejtësinë

0
8

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e çoi në Kuvend iniciativën për krijimin e një grupi hetimor parlamentar për hetim të listave të veteranëve. Ani pse me një gjë të tillë ka kohë që po merren gjykatat, e ky i fundit u kritikua për ndërhyrje në drejtësi, Veseli deshi me çdo kusht të përçojë mesazhin se po e lufton korrupsionin dhe abuzimet. Opozita ka kritikuar ashpër këtë kërkesë të Veselit, e nëse do ta japin votën pro këtij komisioni nuk janë të sigurtë as partitë e pushtetit. Për Gazetën Express ka folur, shefi i grupit parlamentar të Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi.

Se Bandic e ka lëshuar takimin, për Express ka treguar vetë Burim Ramadani, duke shprehur keqardhje për një qëndrim të tillë të palës serbe.

Sjelljet e këtilla të Gjeneralit serb nuk i kontribuojnë qasjes së përbashkët rajonale të normalizimit të aviacionit në Ballkan. Shpreh keqardhjen time për këtë veprim”, ka thënë Ramadani. 

Sipas tij hapja e hapësirës së ulët ajrore është një proces i pandalshëm dhe do të kontribuojë  në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë rajonit, pasi që do të zvogëlohet kohëzgjatja e fluturimeve.

“Kosova e ka të qartë rrugën përpara. Hapja e hapësirës së ulet ajrore do të ndodh. Kjo i kontribuon mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi. Çmimet për biletat e fluturimit do të ulen, kohëzgjatja e fluturimeve do të zvogëlohet, dhe kjo ndihmon në jetën e përditshme”, ka shtuar ai për Express.

Takimi në NATO ka qenë takim rajonal dhe është mbajtur, ndër të tjera, edhe me qëllim të gjetjes së zgjidhjes teknike për hapësirën e ulët ajrore të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here