Shërohen të gjithë të infektuarit me koronavirus në Shtime

0
38

Të gjithë të infektuarit me koronavirus në komunën e Shtimes zyrtarisht janë shëruar.  Sonte është shëruar pacientja e fundit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Shtime, Labinot Vitija.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë të komunës sonë, sonte zyrtarisht është shëruar pacientja e fundit me COVID-19 në komunën tonë.

Këto dy muaj prej rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, nuk kanë qenë të lehta për secilin prej nesh. Unë ju falenderoj pa masë për kulturën dhe disiplinën e treguar gjatë kësaj kohe. Njëherit ju kërkoj falje secilit prej jush nëse në ndonjë rast nuk kam mundur të ju përgjigjem për shkak të angazhimeve të shumta gjatë kësaj kohe.

Falënderim të veçantë meritojnë punonjësit e QKMF-së “Dr.Vezir Bajrami”, QPS-së si dhe ata të Shtëpisë së Komunitetit të cilët çdo ditë përgatitën ushqim në mënyrë vullnetare për personat pa përkujdesje familjare.

Në fund, lus Zotin e Madhërishëm të ketë pranuar agjërimin edhe të gjitha lutjet tona gjatë këtij muaji të bekuar. Lutem Zotit të Madhërishëm që mos te kemi më raste me këtë virus në komunën tonë e po ashtu edhe rastet e mbetura aktive në Kosovë të shërohen sa ma shpejtë!

Meqenëse rreziku për infektim ende ekziston, ju rekomandoj t’i zbatoni këshillat e IKSHKP-së dhe të keni kujdes të shtuar sikur deri më tani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here