Shkolla e integrimit

0
16

Në vitin 2016 shuhet klasa e bashkëngjitur në shkollën fillore, “Selami Hallaqi”, në Gjilan për t’u integruar nxënësit në klasat e rregullta.

Oj tetë”, është njëra nga 14 fjalët që flet Amiri, nxënës i klasës së nëntë që vuan nga një sëmundje dhe i cili njeh vetëm ngjyrën e kuqe dhe shkronjën A. Ai është edhe nxënës i dhomës burimore, bashkë me Ardin dhe Shqiprimin të cilët janë me Sindromën Down. 

Sheqerja e nxënësve

Këta tre e përbëjnë grupin e orës 10 të mëngjesit në krye me mësuesen Shyqerie Isufi, apo siç e thërrasin fëmijët, mësuesja Sheqere. Klasa që ajo e udhëhiqte me plot përkushtim dhe dashuri, duke i përqafuar fëmijët e duke iu shpjeguar mësimet deri në detaje e bënin Sheqeren të dallonte nga koleget e saj.

Në vitin 2016 u nda me ta duke i integruar nxënësit nëpër klasët e rregullta. Nxënësit e kësaj klase kanë më më shumë kromozome.

“Klasa e bashkangjitur u themelua në vitin 2002, si e vetme në Gjilan, tani në vend të kësaj klase është dhoma burimore, ndërsa unë jam emëruar si mësuese mbështetëse”, tha mësuesja Shyqerie Isufi.

Në këtë klasë janë gjithsej tetë nxënës të ndarë në dy grupe. Edhe pse ballafaqohen me problem, Ardi, Shqiprimi e Amiri janë të rregulltë në procesin mësimor, tregojnë prindërit që gjithmonë i përcjellin fëmijët e tyre deri në shkollë dhe presin qe t’i marrin. Ata vijonin mësimet edhe nëpër klasët e rregullta, por për përforcim dhe për ndonjë ngecje në mësim, mbajnë edhe nga dy orë në dhomën burimore në krye me mësimdhënësen mbështetëse.

Klasa e zbukuruar

“Nxënësit nga dhoma burimore kur shkojnë në klasët e rregullta shoqërohen me prezencën time për shkak se kapaciteti i tyre nuk përkon me planprogramin e mësimit të rregulltë. Gjithashtu fëmijët e kësaj klase kanë frikë edhe nga zhurmat dhe ndodh që edhe e pengojnë procesin e mësimit për shkak të hiperaktivitetit dhe çrregullimeve në sjellje”, tregon Shyqerie Isufi.

Kjo klasë pranon nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë ku aftësohen për shkrim, lexim, koncentrim gjatë mësimit dhe shkathtësi për jetën e përditshme. Dhoma burimore përkrahet nga drejtoria e shkollës, nga kolektivi me mësimdhënës dhe nga prindërit.

Dhoma burimore është e mbushur përplot me punime të ndryshme nga vetë nxënësit, të cilat janë të punuara me përplot dashuri dhe përkushtim. Aty janë të shënuara ditëlindjet e tyre, alfabeti, nëmurat muajt e vitit, ditët e javës, stinët dhe shumë çka tjetër. Gjithashtu muret e kësaj klase janë të mbushura me fotografi të nxënësve dhe të mësuesve. 

Çfarë është sindroma Down? 

Sindroma Doën është gjendje gjenetike. Në rastin e sindromës Down, në çiftin e 21-të bashkangjitet një kromozom shtesë si pasojë e një ndarjeje anormale qelizore, dhe si rezultat individi ka 47 kromozome.

Ekzistojnë tri tipe të sindromës Doën:
Trisomia 21 (Trisomy 21) 
Mozaicizmi (Mosaicism) 
Translokacioni (Translocation) 

(*Rrezarta Kqiku është studente në Degën e Gazetarisë së Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here