Shkon në katër numri i viktimave nga koronavirusi në Serbi

0
33

Mëngjesin e së mërkurës është regjistruar viktima e katërt nga koronavirusi në Serbi.

Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, ka konfirmuar vdekjen e katërt nga koronavirusi.

Sipas tij, bëhet fjalë për një grua të moshës 60-vjeçare

Ai ka bërë të ditur për RTS se viktima përveçse ishte e prekur me COVID-19, vuante edhe nga diabeti.

“Ajo ka qenë në një frymëmarrës që nga 21 marsi dhe ka qenë në gjendje të rëndë. Mjekët u munduan mjaft shumë, por për fat të keq ata nuk arritën ta mbanin në jetë”, tha Lonçar.

Ai po ashtu iu bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që të qëndrojnë brenda në shtëpi, të mos kenë kontakt me personat e tjerë dhe t’i dëgjojnë këshillat e ekspertëve mjekësor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here