Shkon në mbi 200 numri i viktimave të vërshimeve në Indi e Nepal

0
31

Së paku 201 persona janë raportuar të vdekur nga vërshimet në Nepal dhe në rajonet indiane të Keralas dhe Uttarakhandit deri të premten.

Numri i viktimave të vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut në Nepal të premten shkoi në 104 pas raportimit të 27 të vdekurve nga e mërkura në mbrëmje, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Nepalit.

Nepali filloi të përballej me reshje të dendura të hënën, pasi një sistem i shtypjes së ulët të ajrit u formua në Indinë veriore, duke sjellë lagështi nga Gjiri i Bengalit, shkruan CNN.

Së paku 70 njerëz kanë vdekur në rajonin verior indian, Uttarakhand, që gjithashtu është përballur me vërshime, tha komandanti i policisë lokale, Ashok Kumar.

Në Nepal, distrikti më i prekur nga vërshimet është Ilami me 36 viktima. Departamenti i Meteorologjisë në këtë shtet tha se gjasat për reshje shiu e bore do të jenë të konsiderueshme edhe për të premten.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here