Shkrimtarja e njohur dhuron 18.8 milionë dollarë për gjetjen e kurës për sklerozën e shumëfishtë

0
11

Autorja e librave të Harry Potter, Joanne Rowling, e njohur më shumë si J.K. Rowling, ka dhuruar 18.8 milionë dollarë për të inkurajuar kërkimet shkencore në gjetjen e kurës për sëmundjen e sklerozës së shumëfishtë.

Paratë kanë shkuar për klinikën “Anne Rowling”, që është themeluar në vitin 2010, falë kontributit të shkrimtares.

Qëndra mjekësore mban emrin e nënës së Joanne, e cila vdiq në moshën 54-vjeçare nga kjo sëmundje. Kjo humbje e madhe për shkrimtaren bëri që të përfshihet gjithnjë e më shumë në përpjekjet për të gjetur një kurë për personat që vuajnë nga ky problem shëndetësor.

Ajo është shprehur se do të vazhdojë të dhurojë para për zhvillimin e kërkimeve dhe do të jetë e pakursyer në mbështetjen e saj.

Skleroza e shumëfishtë dëmton qelizat nervore në tru dhe në palcën kurrizore. Për pasojë, sistemi nervor nuk arrin të komunikojë, duke shkaktuar probleme në shikim, lodhje, humbje të ekuilibrit dhe dhimbje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here