“Shkupi vrapon”, regjim i posaçëm në komunikacion

0
20

Sot në Shkup prej orës  08.00  e deri në 11.30, në organizim të Lidhjes së Sportistëve të Shkupit, do të mbahet gara “Shkupi vrapon 10K 2019”. Me këtë rast do të jenë të bllokuara bulevardi  “Ilinden” (në të dyja drejtimet), udhëkryqi  me rr. “Naum Naumovski Borçe” (Shatërvani  i Parkut të Qytetit) deri në udhëkryqin me rrugën “Nikolla Parapunov”, më pas majtas në rrugën “Nikolla Parapunov”, djathtas në bulevardin “Partizanski Odredi” në udhëkryqin me rrugën “Angel Dinev” (Ura Vllajko),   bulevardi “Partizanski Odredi” (drejt “Citi Moll”) deri tek udhëkryqi me rr. “Ljubljanska”, pastaj poshtë bulevardit “Partizanski Odredi”, menjëherë pas rrugës së “Nikolla Parapunov” djathtas në bulevardin “Ilinden” deri në fund të (Shatërvanit Parku i Qytetit).

Siç bëri të ditur MPB, nga këtë shkaqe, Departamenti për Siguri të Qarkullimit Rrugor në periudhën e lartpërmendur  do të ndërmarrë  masa për regjin të posaçëm të komunikacionit me çfarë komunikacioni do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.

MPB u bën apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë në rrugë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here