Shqiptaro-amerikanët i dalin eprorëve të UÇK-së në mbrojtje

0
20

Pas ftesave të fundit për intervistim në Hagë nga Gjykata Speciale, ku të ftuar janë dy eprorët e lartë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Ramiz Lladrovci, ka pasur reagime të shumta në Kosovë dhe jashtë saj.

Shumica e këtyre reagimeve janë në mbeshtetje të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili dje njoftoi se ka marrë ftesë që më 4 dhjetor të paraqitet në Prokurorinë e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Po ashtu, mbështetje për eprorët e UÇK-së ka ardhur edhe për tej Atlantikut.

Veprimtari dhe ish ushtari i UÇK-së, Uk Lushi i cili jeton dhe SHBA i ka dalë në krah Kadri Veselit.

“Kur është çështja për mbrojtjen e interesit nacional nga cilido shqiptar, natyrisht, jam me Kadri Veselin në balllafaqimin e tij me Hagën. Gjykata Speciale vetëm sa do ta pastrojë shkëlqimin e luftës së UÇK-së”, ka shkruar Lushi.

Në anën tjetër, analisti i njohur Bleron Baraliu, i cili po ashtu jeton në SHBA, ka kërkuar nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti që ta zhbëjë Gjykatën Speciale, ashtu siç pati premtuar sa ishte në opozitë.

“Gjykata banananana! Nese Bini nuk don me ‘play ball’ me amerikane e mos me ngrit flamura verdhe e sarih etj, si kolateral demshperblim duhet ta zhbeje gjykaten super speciale, super diskriminuese, super fashiste, e super serbo-interesaiste. Poshte gjykatat fantome anti shqiptare! Turp per deputetet e marre qe e votuan, ne krye me qyqanat parlamentare te PDKse”, ka shkruar ai

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here