Shtohen masat e sigurisë për Jessica Simpson gjatë turneut për promovimin e librit

0
94

Jessica Simpson do të ketë më shumë siguri në vendin e ngjarjes, në turneun e saj për librin “Open Book”, falë një proteste të aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve.

Autorja e “Open Book” kishte një ngjarje në Nju Jork dhe Los Angeles, ku u ndërpre nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët hynë brenda të zemëruar, shkruan TMZ.

Pra, vendet e ardhshme për vazhdimin e turneut tashmë dihen dhe thuhet se janë marrë masat për sigurinë.

Të paktën dy persona do të kujdesen për sigurinë e Simpson, në mënyrë që t’i mbajnë protestuesit larg saj.

Në vendet ku ajo do të mbajë tubime, të gjithë mysafiët do t’i nënshtrohen një kotrolli.

“TMZ” merr vesh se si masë e shtuar e sigurisë, të gjithë mysafirët duhet të kenë blerë një biletë dhe një kopje të librit të Jessicës, në mënyrë që t’iu lejohet hyrja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here