Si kaloi dita e parë e shkollës, a u respektuan masat?

0
22

Mëngjesin e sotëm fëmijët iu kthyen bankave të shkollës pas gjashtë muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë. Megjithatë, kthimi i nxënësve nëpër shkolla është menduar të realizohet në dy faza. E para filloi sot, ndërkaq e dyta është paraparë të fillojë të hënën e ardhshme. Drejtori i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Express se viti i ri shkollor ka nisur ashtu si është planifikuar

Nxënësit e nivelit parashkollor dhe klasave 1,2,3,6 dhe 10 kanë filluar mësimin të hënën, më 14 shtator sipas skenarit A (me prezencë në shkollë), ndërsa klasat 4 dhe 5 fillojnë mësimin në të njëjtën datë, sipas skenarit A ose B, pra me prezencë në shkollë, ose mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës në përputhje me vlerësimin e task-forcës në nivel të DKA-së dhe shkollës.

Mësimi ka filluar sipas rregullave të IKSHPK’së, ku kërkohet të respektohet distanca fizike, të mbahen maskat e të dezinfektohen duart herë pas here.

Para hapjes, shkollat janë certifikuar me masat anti-covid, duke bërë kështu shënjimin e hapësirave e njoftimeve rreth mbrojtjes nga COVID-19.

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, tha për Express se deri më tani çdo gjë ka shkuar sipas planit.

“Kemi qenë në kontakt me drejtorët komunalë të arsimit dhe gjithçka deri më tani ka shkuar mirë”, ka thënë Ibrahimi.

Megjithatë, ai ka apeluar tek prindërit që t’i njoftojnë fëmijët për rëndësinë e mbajtjes së distancës fizike.

“Apel për prindërit të punojnë sa më shumë me fëmijë rreth vetëdijesimit të masave anti-Covid. Në veçanti mbi rëndësinë e respektimit të distancës fizike”, deklaroi Ibrahimi për Express.

Ndërkohë, faza e dytë, fillon më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B,.

Nxënësit e fazës së dytë të cilët mësojnë në shkollat të cilat nuk kanë kapacitet në objekte, do të mësojnë dy ditë në shkollë dhe tri ditë online.

Ndërkaq në vitin e ri shkollor do të angazhohen edhe mësimdhënës shtesë, në rastet kur ka mungesë të atyre aktualë, si pasojë e infektimit me COVID-19, apo edhe problemeve tjera shëndetësore.

Mësimdhënësi shtesë do të angazhohen duke u bazuar në Ligjin e Punës, sipas nenit me të cilin përcaktohet angazhimi në raste specifike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here