
Kosova është përballë një procesi shumë të rëndësishëm , para zgjedhjeve të përgjithshme të cilat do të zhvillohen me 14 shkurt.
Pikërisht në këtë ditë, qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre shtetëror.
Edhe pse Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi që fushata elektorale të nis më 3 dhe të përfundojë me 12 shkurt, përfaqësuesve partiak nuk po u pritet dhe atë e filluan shumë më herët.
Por ajo çfarë bie në sy është kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti dhe deklarimet e tij nga çdo komunë e Kosovës.
Ashtu siç ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi thuajse në çdo deklarim thoshte “Zoti e bekoftë Kosovën”, ashtu në çdo publikim thotë tani edhe Hoti.
“Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti i bekoftë miqtë e saj”, thuajse ishte shndërruar në deklarimin më të shpeshtë të Thaçit, transmeton lajmi.net.
Madje të njëjtën e pati deklaruar edhe në shumë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa tani, Hoti në çdo publikim të tij shkruan “Zoti e bekoftë LDK-në. Zoti e bekoftë Skënderajn”, apo cilëndo komunë të cilën ai e viziton.
Nuk dihet nëse kjo po ndodhë nga koincidenca, apo Hotit i pëlqen të tingëllojë si Thaçi në këto zgjedhje./Lajmi.net/



