Situata alarmante e COVID-19, IKSHPK del me një apel të ri

0
6

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar edhe njëherë qytetarët që të respektojnë masat që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me anë të një apeli të lëshuar në Facebook,  IKSHPK ka thënë se maskat janë të obliguara kudo, shkruan lajmi.net.

Ata kanë bërë apel që të ruhen personat me sëmundje kronike si dhe të moshuarit, si kategoritë më të rrezikuara nga COVID-19.

Apeli i plotë:

Qyetarë të dashur!

Mbani maska, mbroni të afërmit tuaj! Maskat janë të obliguara kudo!
Mbani distancën!
Virusi është gjithandej! Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë!
Ruani personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit!
Ruani veten dhe të afërmit tuaj!
Na ruani neve punëtorëve shëndetësorë që të ju ruajmë shëndetin tuaj!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here