Situata me virusin në Maqedoni/ 65 persona kërkojnë ndihmë në spitalet e vendit

0
20

Në Kovid – qendrat në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 65 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 që mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit arrin 459.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interniste ka pasur gjithsej 20 pranime, edhe atë tre pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, nga gjashtë pacientë në Kovid – qendrën në Klinikën për neurologji dhe në Klinikën për nefrologji, katër janë hospitalizuar në Klinikën për dermatovenorologji dhe një në  qendrën e re të hapur në Klinikën për sëmundje të syve. Në kovid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 10 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive janë pranuar 17 persona.

Gjatë ditës së fundit, në shtëpi janë lëshuar 33 pacientë të shëruar.

“Për momentin, në Kovid – qendrën e Klinikës dermatologjike trajtohen 26 pacientë, në Klinikën për neurologji ka 36 të sëmurë, ndërsa në Insitutin për TBC janë pranuar gjithsej 52 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Klinikën për gastroenterohepatologji trajtohen gjithsej 24 persona, ndërsa në Kovid – qendrën e Klinikës për nefrologji për momentin janë të sistemuar 25 pacientë, ndërsa në Klinikën infektive një pacient”, shtohen në kumtesë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 100 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive trajtohen 155 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle, ka 40 pacientë, prej të cilëve 9 fëmijë dhe 31 të moshuar.

“Gjithsej 459 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Edhe krahas pranimeve të shumta gjatë ditës së djeshme, në mëngjes deri në ora 8 ka pasur 40 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimit në shtëpi të pacientëve të shëruar, të lirohen vende shtesë edhe në Klinikën për sëmundje infektive edhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet e sapohapura infektive posedojnë furnizim të oksigjenit”, shtohet në kumtesë.

Ndryshe, nga ky mëngjes, kovid repartet në Shkup janë zgjeruar për 43 shtretër shtesë të cilët janë vënë në funksion të pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar për KOVID-19. Në orën 8 filloi të punojë reparti kovid në Klinikën për sëmundje të syrit me një kapacitet prej 23 shtretërve, ndërsa SPQ “8 Shtatori” është zgjeruar për 20 vende të reja dhe kapaciteti nga 80 të deritanishmit është rritur në 100 shtretër spitalorë.

“Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here