Situata politike në vend, Veseli takoi kryetarët e degëve të PDK-së

0
22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka takuar në Prishtinë kryetarët e degëve të partisë.

PDK-ja përmes një njoftimi për media ka njoftuar se Veseli dhe kryetarët e degëve kanë diskutuar për situatën politike nëpër të cilën po kalon vendi, sfidat me pandeminë dhe nevojën e një mobilizimi edhe më të madh në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës, sikur gjithmonë, edhe në këto momente sfiduese për vendin do të vendosë interesin shtetëror para çfarëdo interesi tjetër politik e ditor”, ka njoftuar PDK-ja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here