S’ka para për mësimdhënësit e viteve 90-ta pa e paguar tatimin në pronë

0
33

Një pagesë po obligohen ta bëjnë të gjithë mësimdhënësit që duan të përfitojnë kompensimin e punës gjatë viteve ’90.

Atyre, Ministria e Punës po ua kërkon vërtetimin për tatimin në pronë. 

Kjo ka shfaqur pakënaqësi tek sindikalistët e arsimit.

Ata thonë se ky dokumentacion shtesë i vështirëson aplikimin mësimdhënësve të cilët tashmë ndodhën në pension.

Ndërsa në  ministrinë e Punës kanë thënë se kjo kërkesë është normale, dhe se nuk është procedurë që i ngarkon pasi kanë nevojë për identifikimin e adresave.

Mësimdhënësit e pensionuar mund të aplikojnë nga 15 gushti për shtesat që ju takojnë.

Tweet

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here