Studentët i reagojnë Xhafer Tahirit, e akuzojnë se kopjoi vet në provimin e Jurisprudencës

0
19

Një incident në Fakultetin Juridik ku ishte i përfshirë Xhafer Tahiri, që përveç kryetar i Vushtrrisë është edhe profesor aty, ka nxitur reagimin e studentëve.

Në grupe zyrtare të Fakultetit Juridik të Prishtinë tanimë kanë filluar të vijnë reagime të ashpra në drejtim të Tahirit, shkruan lajmi.net.

Nga Këshilli i Studentëve, madje Tahirin e kanë quajtur edhe “Kapo” e “Bandit” i cili ushtron dhunë fizike ndaj një studenteje.

Madje, kanë akuzuar se ishte vet Tahiri ai i cili kishte kopjuar në provimin e Jurisprudencës.

“Meqë janë kundër dukurisë së kopjimit, pse nuk e luftojnë me mundesitë që i kanë dhe u’a lejon rregullorja dhe ligji? Përgjigjja është shumë e thjeshtē: individidëve si kapo -Xhafo, nuk u intereson dija e nxënja e saj, u interson uzurpimi i sa më shumë pozitave”, thuhet në njërin prej postimeve në këtë grup.

Reagimi i plotë:

Të dashur studentë,

Reagimi banal dhe i paskrupulltë i asistentit Xhafer Tahiri, nuk i bën nder Fakultetit Juridik, e hiq më pak studentëve.

Nëse ky kapo(bandit), i cili siç shihet në video, ushtron dhunë fizike ndaj një studenteje, kësisoji shfaq aftësinë e tij që nën rreshta të shantazhojë dhe percjellë mesazhe kërcënuese te secili student.

Studentët nuk e sollën kopjimin, atë e gjetën në mesin tuaj!

I njejti profesor që sot ju quan juve kopjuese, dyshohet se ēshtē nxjerr jashtë me bisht ndër këmbë, për arsye të njejtë(kopjim gjatē provimit të jurisprudencës).

Nuk ka faj kapoja Xhafo Tahiri, faj kemi ne që nuk kërkojmë drejtësi kolektive, e nuk reagojmë për miliona padrejtësi që sot u bëhen studentëve.

Heshtja po na mbytē! Heshtja në terminologji juridike nënkupton pranim(miratim). E ne, po e pranojmë robërinë, poshtërsinē e nëpërkēmbjen.

Meqë janë kundër dukurisë së kopjimit, pse nuk e luftojnë me mundesitë që i kanë dhe u’a lejon rregullorja dhe ligji?

Përgjigjja është shumë e thjeshtē: individidëve si kapo -Xhafo, nuk u intereson dija e nxënja e saj, u interson uzurpimi i sa më shumë pozitave.

Nuk ka rëndësi nëse puna bëhet mirë apo keq, rëndësi ka POZITA dhe LEKU.

Shikoni se si e kanë mbushur Fakultetin Juridik familjarë dhe miq të tyre.

A e dini se sa lufta(parregullësia) është bërë dhe vazhdon të bëhet kur hapet konkursi e zgjedhen assistentët e rinjë në fakultetin tonë?

Nuk e dini, sepse kjo neve nuk duhet të na interesojë!

Prandaj jemi në gjendje të tillë. Të nëpërkëmbur, pa #KRENARI., e në sytë e tyre ngjajmë si injorantë, pa dinjitet,, studentë që kopjojmē, nuk dimë si bëhet e si ndahet drejtësia..!

Për ata që e kërkojnë fajtorin, fajtori është në mesin tonë. Faji është i yni, i imi, i juaji, i të gjithēve nga pak!. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here