Studim: Gratë nuk duhet të shqetësohen më për pilulat kundër shtatzënisë, kjo është arsyeja

0
38

Gratë më nuk duhet të shqetësohen se pilulat kundër shtatzënisë do i bëjë ato të shtojnë peshë, kjo sipas ekspertëve.

Për vite të tëra, shumë gra i kanë shmangur përdorimit të këtyre pilulave, për shkak frikës se do i bëjë ato të shtojnë më shumë peshë.

Por një studim i ri nga Fakulteti i Riprodhimit dhe shëndetit, kanë deklaruar se nuk ka asnjë fakt për të mbështetur këtë mendim të tyre, raporton “Daily Mail”.

Në fakt, ata thonë se gratë në moshën e riprodhimit kanë tendencë të shtojnë peshë për gjatë kohës, pa marr parasysh se a përdorin apo jo këto pilula.

Dr. Sarah Hardman, drejtore e këtij studimi tha se “Gratë zakonisht na tregojnë se nuk dëshirojnë të fillojnë apo të vazhdojnë këtë metodë sepse janë të shqetësuara për peshën”.

“Në studim, gratë shtojnë peshë në mesatare për gjatë kohës, pa marr parasysh a janë duke përdorur pilula hormonale”.

Me fjalë të tjera, shumë gra shtojnë peshë përgjatë përdorimit të kësaj metode, por po ashtu, në mesatare, edhe gratë të cilat që nuk përdorin pilula hormonale shtojnë peshë.

‘Pas analizimit të të gjitha studimeve online, ne mund të themi se mesatarja e shtimit të peshës për gjatë përdorimit të pilulës, implanitit dhe spirales hormonale është modeste dhe është dukshëm i ndryshëm nga shtimi i peshës pa kontracepsion jo hormonal.’ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here