Studimi: Koronavirusi rrezikon t’i vrasë edhe personat në mbipeshë

0
40

Pothuajse dy të tretat e pacientëve që sëmuren rëndë nga koronavirusi janë në mbipeshë dhe gati 40 përqind janë nën moshën 60 vjeç, ka zbuluar një revision mjekësor i NHS.

Tek gjashtëdhjetë e tre përqind e pacientëve të prekur me COVID-19 në kujdesin intensiv në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, faktorët kryesorë që kanë bërë të ndërrojnë jetë janë: mbipesha dhe obeziteti, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ndonëse mosha mesatare e personave që vuajnë nga simptomat më serioze të koronavirusit është 64 vjet, 37 përqind janë nën moshën 60 vjeç.

Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit e Kujdesit Intensiv në Britani të Madhe ka analizuar të gjitha pranimet në njësitë e kujdesit kritik në Mbretërinë e Bashkuar deri në mesnatën e së enjtes.

Dokumenti siguroi vështrimin e parë në thellësi të pacientëve të cilët kanë pasur nevojë për kujdes gjatë gjithë kohës dhe forcoi të kuptuarit e mjekëve për virusin që ka kapluar shoqërinë. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here