Sulmohet autobusi i kosovarëve në Mal të Zi

0
34

Një incident ka ndodhur në Mal të Zi, saktësish në qytetin Berane para pak minutave. Aty persona ende të panjohur, me mjete të forta dyshohet se kanë thyer xhamat e autobusit në të cilin po udhëtonin dhjetëra kosovarë.

Ata nga qendra e skijimit në Kollashin po ktheheshin për në Kosovë.

Por rruga nuk u shkoi ashtu siç e priten.

Qytetarët që kanë qenë në autobus kanë treguar për Indeksonline se askush nga zyrtarët policor në Berane nuk u ka ndihmuar atyre.

Indeksonline, do të ju sjellë shumë shpejtë informacione të tjera për këtë rast.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here