Tahiri: 12 të testuarit nga Vushtrria rezultojnë negativ për koronavirus

0
47

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se të gjithë të testuarit nga Vushtria kanë dalë negative në testimet për koronavirus, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka bërë me dije se nëntë prej të testuarve ishin kontakt i pacientës 7.

“Të gjithë 12 të testuarit sot nga Vushtrria rezultojnë negativ me #coronavirus 🙏 9 nga 12 të testuarit janë kontakt i pacientës 7. Me disciplinë dhe duke ndihmuar njëri tjetrin do ta mposhtim këtë armik të padukshëm”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe një rast të ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 126.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here