Tahiri: Në vetizolim janë punëtorët e marketit ku dolën dy të prekura me Covid-19

0
59

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se në këtë qytet të prekur me koronavirus janë 7 persona.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri deklaroi se dy nga të prekurit janë punonjës në një market.

Postimi i plotë:

Janë 7 raste me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë, i fundit u konfirmua mbrëmë. Ditët në vijim janë vendimtare për të ndalë përhapjen e këtij armiku të padukshëm në qytetin tonë.

Në nivel lokal ka angazhim maksimal nga të gjithë akterët dhe janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për qytetarët për ruajtjen e shëndetit publik.

Të gjitha kontaktet e personave të prekur janë udhëzuar në vet izolim. Punëtorët e marketit ku kanë punuar 2 të prekura po ashtu janë udhëzuar në vet izolim.

#Coronavirus është armik i padukshëm, e vetmja mënyrë për ta ndalë është vet izolimi, distanca dhe masat mbrojtëse.

Ju lutemi shumë të ruani vetën e familjen tuaj, ruani qytetin tonë, rri në shtëpi, mbaje distancën mbaje disciplinën e pastërtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here