Të tjerët e quajnë “baba të pavarësisë” e “kolos”, LDK e injoron Demaçin në përvjetorin e vdekjes

0
32

Sot një vit, vdiq veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi i cili për shkak të viteve të kaluara në burg e kishte fituar nofkën “Mandela i Ballkanit”.  E për përvjetorin e tij u bënë homazhe nga paria e politikës kosovare, përfshirë partitë politike e qytetarë, me përjashtin të LDK’së.

Tek “Varrezat e Dëshmorëve” ku gjendet edhe varri i Adem Demaçit, bënë homazhe thuajse të gjitha figurat politike në Kosovë, duke filluar nga Presidenti Thaçi, Kryeministri në dorëheqje – Haradinaj, kreu i Vetëvendosjes – Albin Kurti, e ai i Nismës – Fatmir Limaj. Por, këtë nuk e bëri askush nga LDK’ja. Në këtë përvjetor të parë Demaci është përmendur me shumë epitete. Thaçi e ka quajtur baba të pavarësisë së Kosovës e Ramush Haradinaj ndër të tjera edhe simbol rezitence.

Asnjë anëtar i LDK’së nuk gjeti kohë që t’i bëjë homazhe varrit të Demaçit.

Edhe në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit, LDK’ja e kishte bojkotuar tash një vit duke mos dërguar as edhe një përfaqësues.

Por, Isa Mustafa megjithatë nuk e kishte injoruar vdekjen e tij duke i thënë lamtumirë në rrejtet sociale.

“Lamtumirë Baca Adem!

Kontributi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Adem Demaçit për liri gjatë okupimit serb, do të përkujtohet e do të nderohet brez pas brezi nga qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë.

Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm dhe një jokonformist që i duhej botës shqiptare.

Në këto çaste më bien ndër mend fjalët e Presidentit Rugova i cili thoshte se: “Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh”.

Andaj, Baca Adem, u prehsh i qetë në dheun e Kosovës së lirë, për të cilën sakrifikove aq shumë!” kishte shkruar ai.

Por, në përvejtorin e parë asnjëri nga anëtarët e LDK’së nuk ndau kohë madje as për një postim të thjesht në rrjetin social “Facebook”, për të përkujtuar Adem Demaci.  Madje as kryetari i Podujevës, Agim Veliu nuk e bëri një gjë të tillë, edhe pse Demaçi kishte prejardhje nga Lupçi i Poshtëm i kësaj komune, ai nuk e përkujtoi as si bashkëvendës që e kishte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here