Televizioni francez i kushton një reportazh Grykës së Rugovës

0
13

Një emision televiziv i ka kushtuar një reportazh Grykës së Rugovës dhe bukurive të saj.

“Parajsa e fshehur”, e kanë titulluar gazetarët këtë bukuri të vendit tonë.

“Gjatë udhëtimit tonë e zbuluam Grykën e Rugovës”, thuhet në reportazh.

“E mbuluar me pyje, në të rrjedhin lumenj me ujë të pastër si kristal. Ne kishim mundësi të bënim shumë aktivitete në këtë vend”, thuhet tutje në reportazh derisa realizatorët tregojnë klipe të tyre duke bërë aktivitete të ndryshme të mundshme në Rugovë, sikur hikingu, alpinizmi dhe ngjitja nëpër male të larta nëpërmes rrugës “Via Ferrata”, lëshimi në zip-line, vizita nëpër shpellat e këtij vendi, soditja e pesiazheve malore etj…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here