Testohet ilaçi që mund të luftojë koronavirusin, mjekët optimistë

0
34
Asian flu ncov coronavirus over Earth background and its blurry hologram. Concept of cure search and spreading disease. 3d rendering toned image. Elements of this image furnished by NASA

Mjekët po zhvillojnë një provë klinike për të parë nëse një anti-depresant mund të ndihmojë të sëmurët me COVID-19.

Sipas CNN, studiuesit në Universitetin e Washingtonit të St. Louisjanë duke rekrutuar 1,100 njerëz në fazat fillestare të COVID-19 për të provuar ilaçin fluvoxamine, i njohur gjithashtu si Luvox.

Ndërsa një anti-depresiv mund të duket si një kandidat i vështirë për të luftuar COVID-19, një studim i vogël në nëntor tregoi se mund të ketë sukses me “anti-depresantët modernë”.

Studiuesit po e kryejnë studimin në mënyrë jo dhe aq të zakontë, shkruan CNN.

Ata po dërgojnë ilaçet në shtëpitë e pacientëve dhe do monitorojnë shëndetin e tyre. Pacientët raportojnë te studiuesit. Ata regjistrojnë matjet e tyre (temperaturën, oksigjenin etj) në faqen e internetit të studimit dhe stafi kërkimor i thërret pacientët çdo ditë gjatë pjesës së hershme të provës.

Pajisjet për matjet e bëra i kanë siguruar studiuesit për çdo pacient. Kjo mënyrë e re për të bërë prova klinike tashmë është provuar të jetë efikase.

Dr. Eric Lenze, hetuesi kryesor i studimit, thotë se deri tani gjithçka ka shkuar mirë dhe se i vetmi efekt ka qenë “një lemzë e vogël”. Studiuesit thonë se mund të kenë rezultate përfundimtare deri në fund të shkurtit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here