Tetovarët kundërshtojnë uzurpimin e Selës: 3 bartës liste nga Struga

0
49

Kanë vazhduar reagimet e shumta pas përplasjeve të fundit në partinë opozitare Aleanca për Shqiptarët që nisën me Degën e Tetovës dhe më pas u shtrinë edhe në struktura tjera informon TetovaSot.
Në vijë të kësaj janë të shumtë ata që këtë situatë brenda kampit opozitarë ia adresojnë strukturave të larta të partisë përfshirë vetë kreun e ASH-së Zijadin Sela që sipas tyre më shumë ka privilegjuar rrethin e ngushtë të partisë dhe emrat e bartësve të listave në zgjedhjet që i kemi në prag duke krijuar pakënaqësi të shumta,por edhe duke përfshirë në të njëjtën kohë edhe koalicionin me Alternativën, një parti që është në pushtet.
Disa komentues thonë se kreut të Aleancës Zijadin Sela po i kthehet bumerang mënyra e ngjajshme me të cilën për të njëjtat arsye ai u shkëput nga Partia Demokratike Shqiptare dhe më pas ai u bë identik me autoritarizmin në parti .Tetovarët e quajnë një ozurpim të partisë këtë mënyrë të vetë kreut të opozitës.
Arlind Ceka shkruan se ” Bravo bre..Hallall ju qoftë! A duhet edne shpjegim për këtë njeri të pafytyrë ! 3 bartës listash, të gjithë nga Struga ,ndërsa gjithë njësia e 5 ka kapacitet maksimum një deputetë të nxjerrë( edhe ajo pikëpyetje).

Ceka iu drejtohet tetovarëve se janë ata që duhet të vendosin se kë duhet votuar .” E tash të nderuar tetovarë,bashkëqytetarë të mij,vendosni ju vetë se kush duhet votuar…Më mirë të mbahemi me njeriun tonë , se sa të ngrisim të tjerët në kurriz tonin” shrehet Ceka.

Ndryshe sipas Degës së Tetovës së ASH-së e vërteta e pakënaqësisë së tyre buron që nga momenti i mospërfilljes së vullnetit të tyre si degë . TetovaSot

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here