Tha se po gënjen dhe viktimizohet, Loredana i përgjigjet në këtë mënyrë Mozzikut

0
99

Ditën e djeshme, Mozzik reagoi pas intervistës së fundit të Loredanës.

Loredana në një intervistë për “NIN” ka thënë se nuk e di se si erdhi deri tek ndarja, por tha se të dy ishin të stresuar, shkruan lajmi.net.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar Mozzik, i cili thoshte se ajo po gënjen dhe po e përdor vajzën për t’u viktimizuar.

“Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lëmi. E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti”, kishte shkruar reperi ndër të tjera.

Ndërsa sot, Loredana ia ktheu në mënyrë indirekte me anë të një fjalimi të Oprah Winfrey, ku përmend faktin që njerëzit nuk i gëzohen sukseseve të të tjerëve.

“Njerëzit nuk të pëlqejnë gjithmonë, ata nuk janë të lumtur për ty. Dhe nëse e rrethon veten me njerëz që nuk janë mësuar me suksesin tënd, ata frikësohen, sepse reflekton ndaj tyre diçka që nuk e njohin. Njerëzit që duan më të mirën për ty, duan që ti të bësh më të mirën”, thoshte ndër të tjera Winfrey. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here