Thaçi: Bombardimet e NATO-s ishin intervenimi më i madh në mbrojtje të popullit të Kosovës

0
62

Presidenti Thaçi ka përkujtuar 21 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së në Kosovë kundër caqeve serbe.

Me anë të një postimi në Facebook, presidenti ka thënë se ky ka qenë intervenimi më i madh i aleancës veriatlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Thaçi ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj janë përjetë mirënjohëse për intervenimin ushtarak që rezultoi me largimin e ushtrisë dhe administratës serbe nga Kosova.

Postimi i plotë i presidentit:

Më 24 mars 1999 aleanca më e fuqishme ushtarake botës, NATO, filloi bombardimet në caqet ushtarake dhe policore serbe. Ishte ky intervenimi më i madh i aleancës veriatlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e shteteve të demokracisë perëndimore për t’iu kundërvënë diktatorit Milosheviq, që pë dy vite me radhë ushtroi dhunë sistematike, vrasje, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik anembanë Kosovës. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj përjetë janë mirënjohëse për intervenimin ushtarako – humanitar të NATO-s, që rezultoi me largimin e administratës, ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here