Thaçi: Jemi me fat që kemi vëmendjen e SHBA-së për dialogun, Kosova të ndërmarrë hapat e nevojshëm për marrëveshjen finale

0
82

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmjen e së enjtes ka zhvilluar një takim me Richard Grenell, të Dërguarin e Posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas këtij takimi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, presidenti Thaçi, ka thënë se me ambasadorin Grenell kanë biseduar për marrëveshjet e deritanishme që janë arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për hapat e ardhshëm që duhet të merren për arritjen e marrëveshjes finale për njohje reciproke si dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marrë dinamikë të re falë angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe emërimit të ambasadorit Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm i Presidentit Trump për këtë proces.

Në takimin e sotëm në Munih, me ambasadorin Grenell diskutuam për marrëveshjet e deritashme dhe për hapat e ardhshëm drejt marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Kosova është me fat që e ka këtë vëmendje të SHBA-së, prandaj është jetike t’i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për arritjen e marrëveshjes finale dhe përmbylljen e dialogut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here