Thaçi pas marrëveshjes për hekurudhat: Besoj në lidershipin e Trumpit dhe Grenellit

0
27

Në Mynih të Gjermanisë është nënshkruar sot marrëveshja për hekurudhat mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i presidentit Trump, Richard Grenell, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ky është një hap i jashtëzakonshëm i progresit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.

“Falënderoj ambasadorin Grenell për punën e tij të shkëlqyer në  arritjen e kësaj marrëveshjeje. Është një hap tjetër i progresit pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore, Prishtinë – Beograd”, tha ia,

Po ashtu, Thaçi tha se marrëveshja e sotme është mesazh i mirë që rajoni duhet të ketë më shumë paqe dhe zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës.

Ai tha se Kosova beson në lidershipin e presidentit amerikan si dhe të dërguarit të posaçëm, Richard Grenell.

“Marrëveshja e sotme është mesazh i mirë që rajoni duhet të ketë më tepër paqe, zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës. Kosova beson në lidershipin e Trumpit, dhe të dërguarin e posaçëm që gjatë kësaj  periudhe të arrihet edhe marrëveshja finale me Serbinë, dhe kjo është rruga që duhet të ndjekin shtetet tona”, tha ai. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here