Tomor Morina do të lirohet nesër nga paraburgimi

0
11

nesër do të lirohet nga burgu ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina.

Lirimi i Morinës është çështje e kryer, megjithatë tani në pyetje janë disa procedura të ligjit për ekstradim, përcjell Express.

Nga burgu hetues i Shutkës ku po qëndron Morina thonë se po e presin këtë dokument të Ministrisë për të hapur dyert e burgut.

Sipas tyre, Morina është në gjendje të mirë fizike dhe psikike.

Express do të ju njoftojë për çdo moment të ri në lidhje me ish-ushtarin e UÇK-së.

Morina u arrestua nga policia maqedonase më 24 korrik, në vendkalimin kufitarë Han i Elezit-Bllacë. Policia maqedonase veproi në bazë të një fletë arresti ndërkombëtarë të Interpolit, me kërkesë të Serbisë, të cilët e akuzojnë Morinën se ka kryer krime lufte në Kosovë, në vitet 98-99

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here