Tonheim: Presidenti e ka një detyrë të prerë për caktimin e një kandidati, është e nevojshme që Qeveria të bëhet shpejt

0
103

Këshilltari kryesor i SHBA’së në hartimin, zhvillimin dhe miratimin e Kushtetutës së Kosovës, Gjon Tonheim, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se komisioni i Gjykatës Kushtetuese ka parashikuar nëse partia ose koalicioni fituesi do të kishte vullnet për formimin e Qeverisë. Ai ka folur për datën që është parashikuar për krijimin e Qeverisë pas formimit të Qeverisë.

‘’Besoj se komisioni ka parashikuar se partia ose koalicioni fitues do të ketë vullnet për ta formuar qeverinë dhe se nuk do të bëjë përpjekje për ta parandaluar formimin e qeverisë. Nuk ka datë të specifikuar. Është qartazi mesazhi se kjo duhet të bëhet shpejt për shkak të afatit kohor 60-ditor për formimin e qeverisë së re. Gjykata Kushtetuese, kur e interpreton Kushtetutën, duhet të përqendrohet në garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve siç përcaktohet me Kushtetutë dhe presidenti e ka një detyrë të prerë dhe të fortë për caktimin e një kandidati për kryeministër në mënyrë që palët të lëvizin përpara’’, ka thënë Tonheim.  

‘’Është në diskrecion të presidentit për t’u siguruar që ai ose ajo të propozojë një kandidat për kryeministër dhe që të formohet qeveria e re. Fakti që nuk ka datë të saktë vërtet nuk është i momentit, sepse kjo duhet të bëhet shpejt. Duhet të keni një qeveri. Nuk mund të funksiononi pa qeveri dhe për këtë arsye, aspekti kohor është jetik në këtë rast.’’, shtoi ai.

‘’Përndryshe, një parti politike ose një koalicion do të mund ta ndalonte formimin e qeverisë dhe funksionimin e kuvendit dhe vërtet funksionimin e vendit për aq kohë sa do të kishin dëshirë. Kjo absolutisht se nuk mund të vazhdohet. Kushtetuta nuk parasheh se ndodh kjo. Kushtetuta parasheh që të lëvizet shpejt përpara për ta formuar qeverinë dhe nëse partia nuk ka vullnet që ta paraqesë një qeveri për votim, atëherë ata po e dorëzojnë të drejtën e tyre për ta bërë këtë, sepse kjo ka nevojë të bëhet shpejt dhe kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Përfundimisht, është roli i Gjykatës Kushtetuese që ta marrë këtë vendim dhe kjo është e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe për këtë arsye mendoj se është një vendim i rëndësishëm. Është një vendim që e favorizon formimin e një qeverie që mund të qeverisë, që mund t’i mbikëqyrë dhe organizojë institucionet qeveritare në Kosovë dhe kjo është shumë e rëndësishme.’’, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here