UEFA publikon formacionin e vitit, Ronaldo e Messi nuk mungojnë

0
76

UEFA ka publikuar ditën e sotme formacionin e vitit 2019, duke u bazuar në votat e tifozëve.

Plot 2 milionë votues kanë zgjedhur formacionin e vitit, ku sistemi është 4-4-2 ose 4-2-4.

Padyshim që Liverpooli është skuadra e cila ka më së shumti lojtar në këtë formacion duke nisur nga porta me Alisson Becker.

Më pas në repartin mbrojtës gjenden Robertson, Van Dijk, De Lig dhe Alexander-Arnold, në mesfushë janë De Bryne dhe De Jong, ndërsa sulmi përbehet nga Mane, Lewandowski, Cristiano Ronaldo dhe Messi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here