UP ka një njoftim për studentët rreth afatit të prillit dhe për mbrojtjen e temave të diplomës

0
50

Nga rektorati i Universitetit të Prishtinës, përmes një njoftimi të nisur për media iu janë përgjigjur kërkesave të studentëve për mbajtjen e provimeve në afatin e prillit.

Sipas këtij njoftimi, një gjë e tillë është e parealizueshme në këtë fazë.

Nga UP-ja kanë bërë të ditur se janë  duke u angazhuar që të gjejë format më të përshtatshme për të realizuar mbajtjen virtuale të provimeve të afateve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.

Është bërë e ditur gjithashtu se dekanët e njësive akademike janë obliguar që të bëjnë përgatitjet e nevojshme teknike dhe ligjore, për t’ua mundësuar studentëve mbrojtjen e temave të diplomave, fillimisht studentëve të nivelit bachelor, ndërsa javët në vazhdim do të do të vendoset edhe për studentët e nivelit master./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here