Vajzat dhe kodimi: diplomohet grupi i parë në Akademinë “Coding Dojo”

0
22

Dymbëdhjetë gra e vajza nga Kosova, e kanë përfunduar me sukses programin një-vjeçar për zhvillimin e web aplikacioneve dhe bazave të të dhënave, në Akademinë prestigjoze amerikane “Coding Dojo”.

Inxhinieret e reja të software kanë qenë përfituese të bursave të plota (në vlerë 100,000 Euro) në vitin 2018, të financuara nga Innovation Centre Kosovo, Coding Dojo, GIZ, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Ambasada e Suedisë ne Kosovë.

Studentët nga e mbarë bota të diplomuar në Coding Dojo, tashmë punojnë në Google, Apple, Facebook, Amazon, IBM, UBER, LinkedIn, Cisco, HP, Tesla dhe eBay. Një mundësi e tillë për përgatitje profesionale për zhvillim të software është ofruar për herë të parë për të rinjtë nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu vlerëson tejet të rëndësishëm programin dhe bashkëpunimin me partnerët. “Bashkëpunim i ICK me Coding Dojo është shembulli më i mirë praktik për krijimin e vendeve të reja të punës. Ky program fuqizon në veçanti sektorin e Teknologjisë Informative, dhe jep shpresë për krijimin e një ekonomie të fuqishme të bazuar në dije” u shpreh Begu.

Vjosa Fusha, njëra nga 12 vajzat e diplomuara, thotë që programi i ka ofruar më shumë se sa njohuri për kodim. “Coding Dojo përveq kodimit, na ka shkathtësuar edhe për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, nëpërmjet njohurive të fituara. Përvoja përgjatë tërë programit ka qenë mjaft sfiduese, por tepër inspiruese dhe rrjedhimisht e ka transformuar karrieren tonë profesionale”.

Kandidatet e diplomuara janë: Lejla Mustafa, Njomza Alaj, Edona Ukaj, Albiona Hoti, Gresa Mjeku, Veronë Kadriu, Nora Gjergji, Vjosa Fusha, Diarina Mulolli, Arbërie Sinani, Donjetë Hasani dhe Fjolla Avdiu.

Thirrja për bursat e vitit 2019 është e hapur deri më 10 Tetor. Të gjitha informatat i gjeni KËTU.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here