Valon Berisha, në stol për Lazion

0
12
Valon Berisha of Lazio during the UEFA Europa League Group E match SS Lazio v Stade Rennais Fc at the Olimpico Stadium in Rome, Italy on October 3, 2019 (Photo by Matteo Ciambelli/NurPhoto via Getty Images)

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, s’ka zënë vend në formacionin e parë të Lazios për ndeshjen kundër Lecces, duke mbetur kështu në stol.

Lazio do ta presë sonte në orën 15:00 në stadiumin  Olimpiko skuadrën e Lecces, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në kuadër të sezonit 2019/20 të Serisë A, raporton Gazeta Express.

E përkundër që trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka vendosur të luajë me pesë mesfushorë në këtë ndeshje (3-5-2), ai s’i ka lënë vend në formacionin e parë mesfushorit kosovar, Valon Berishës.

Berisha është inkuadruar vetëm në një ndeshje deri më tani në këtë sezon të Serisë A – atë kundër Interit, në të cilën luajti për 17 minuta. Një kohë kosovari kishte qenë i lënduar, mirëpo trajneri Inzaghi e ka lënë atë jashtë formacionin titullar edhe kur është rikuperuar.

Kosovari është aktivizuar më shumë në këtë sezon të Ligës së Evropës, duke luajtur në tri nga katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani në fazën e grupeve – ai mungoi vetëm në ndeshjen kundër Celticut të zhvilluar si mysafir.

Pas kësaj ndeshjeje, Berisha do të niset në Prishtinë, ku të hënën në orën 18:00 do t’i zhvillojë stërvitjet e para me Kombëtaren e Kosovës, para ndeshjeve vendimtare për EURO 2020 kundër Çekisë dhe Anglisë. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here