Vdes gruaja e këngëtarit shqiptar, Krasniqi lajmëron me dhmbje: Nuk pres njerëz në shtëpi, më ngushëlloni në Facebook

0
123

Teksa shkruan për dhimbjen e thellë pas humbjes së nënës së dy fëmijëve të tij, Krasniqi shton se ngushëllimet i pret në Facebook, pasi për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi nuk pret askënd në shtëpi.

 Këngëtari shqiptar nga Kosova Shemsi Krasniqi ka humbur bashkëshorten e tij. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë këngëtari i grupit “Ilirët”, në një status në rrjetet sociale. Teksa shkruan për dhimbjen e thellë pas humbjes së nënës së dy fëmijëve të tij, Krasniqi shton se ngushëllimet i pret në Facebook, pasi për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi nuk pret askënd në shtëpi.

Të dashur familjar dhe miq. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë ndërroj jetë më e dashura e jonë Shpresa, bashkëshortja ime, nëna e dy djemëve të mi. E di, unë e di që Ju tani do të kishit dëshirë të jeni afër meje tani në këto momente tepër të vështira për mua dhe familjen time.
Me respektin më të madh për Juve, e kam zgjedhë këtë formë për të qenë Ju me mua. Tani në këto momente kur krejt bota po përballet me virusin corona, unë dhe familja ime dëshirojmë më të mirën për Ju. Ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë shëndetin e as njerit nga Ju e as nga familje ime.

Përmes faqes së Facebook mund të na shprehni ngushëllime. Ju lutem duajeni njeri tjetrin, kujdesuni për njeri tjetrin. Shëndet! Shemi, Bonisi, Uliksi dhe familja Krasniqi,”- shkruan ai në Facebook.

Shpresa Krasniqi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo la pas dy djemtë, Bonisin e Uliksin dhe të shoqin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here