Vdiq një orë pasi hëngri sanduiç, zbulohet çfarë i mori jetën 18-vjeçarit

0
9

Një djalë i ri, i cili vdiq pasi hëngri një sanduiç për ditëlindje në rrjetin britanik të hamburgerëve “Byron”, e kishte vënë në dijeni stafin për alergjinë që kishte.

Në këtë përfundim ka arritur mjekësia ligjore, dy vjet pas vdekjes së të riut.

Owen Carey, i cili po festonte ditëlindjen e tij të 18-të në restorant në vitin 2017 i tha stafit se kishte alergji nga produktet e qumështit, para se të porosiste një hamburger me pulë, e skuqur me gjalpë.

Por, ai u sigurua nga stafi, duke i thënë se hamburgeri ishte i përshtatshëm për të. Por, për fat të keq, Carey pësoi një reaksion alergjik menjëherë pasi e hëngri dhe vdiq brenda një ore.

“I ndjeri e vuri në dijeni stafin për alergjitë e tij. Menuja e siguronte atë që nuk ka asnjë rrezik për përbërës të mundshëm alergjik në ushqim”, tha eksperti i mjekësisë ligjore, Briony Ballard.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here