Veseli uron BDI-në për suksesin në zgjedhje në Maqedoni/ Shqiptarët të bashkohen për fuqizimin e pozitës së tyre

0
19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar rezultatet preliminate të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Në këto zgjedhje, shqiptarët janë rritur shumë në numër të votave dhe Veseli ka përshëndetur angazhimin politik e daljen masive në zgjedhje.

Ai ka uruar BDI-në dhe kreun e partisë Ali Ahmeti për suksesin në zgjedhje dhe beson në fuqizimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ky është postimi i tij i plotë:

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve.

Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar.

Uroj Ali Ahmetin dhe BDI-në për suksesin e treguar në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Besoj në një bashkim të fortë të spektrit politik shqiptar, për ta fuqizuar më tutje pozitën e shqiptarëve në shtetin e tyre.

Është lajm i mirëpritur që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë më tutje të luajnë rol vendimtar në rrugëtimin drejt integrimit brenda vlerave euro- atlantike. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here