Veset më të këqija të shenjës së luanit

0
315

Më poshtë karakteristikat negative të shenjës së luanit.

Dominues

Luani ka natyrë dominuese dhe karakter të fortë. E dinë ekzaktësisht çfarë duan në jetë dhe do e marrin çfarë duan me çdo mjet. Duan të jenë në kontroll të situatave dhe presin që njerëzit t’i ndjekin. Janë liderë të lindur, janë një nga shenjat më dominuese të horoskopit, diçka që nuk pritet mirë nga të tjerët.

Të vetë-qendërzuar

Për shkak të natyrës së tyre dominuese u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes. Kjo nevojë për të dominuar mund të jetë problematike. I thonë gjërat pa konsideruar faktin se mund t’i lëndojnë të tjerët.

Posesiv

Janë zemërngrohtë dhe të dashur me njerëzit, por i mbajnë gjërat e tyre shumë pranë. Ndaj janë të prirur të jenë posesiv. Janë të devotshëm në familje dhe miqtë e ngushtë por kur besnikëria e tyre kthehet në posesiviteti, kjo i bën gjërat e komplituara. Ndarja e gjërave me të tjerët, është pikë e dobët e Luanit.

Krenari ekstreme

Launi e admiron luksin dhe lavdinë dhe shpesh e prezantojnë veten më shumë seç janë. Shumë Luanë shtyhen nga dëshira për të qenë të dashur për të tjerët. Zakonisht janë falës por krenarie ekstreme e tyre mund t’i bëjë ta mbajnë gjatë mërinë.

Arrogant

Si lider natural është e kuptueshme sepse Luani është arrogant, kryesisht për opinionet e tij. U pëlqen që prezenca e tyre të vihet re dhe të jenë në qendër të vëmendjes. E shijojnë të kenë më të mirën e të gjithave dhe duan që të jenë më të mirët në çdo gjë.

Mendje të fortë

Luanët janë determinantë dhe kanë opinione të forta për çdo gjë. Duhet shumë kohë që t’i bindësh të ndryshojnë mendje apo natyrë.

Vetë-kënaqës

Duket se gjithmonë e mbajnë krenarinë për vete pavarësisht ku shkojnë apo çfarë bëjnë. Kjo i bën të ndryshëm nga të tjerët dhe shpesh kjo perceptohet si egoizëm. Por në thellësi janë nevojtarë pasi orvaten për dashuri dhe buzëqeshje nga të tjerët.

Të ndjeshëm ndaj kriticizmit

Asnjëri nuk e pëlqen kriticizmin por duket se Luanët punojnë për të ndërtuar një imazh më të madh se vetë jeta, nuk u pëlqen të kritikohen. Orvaten të jenë të pranuar shoqërisht dhe shpesh u pëlqen të jenë në rrethe të larta shoqërore. Do mërziten kur kritikohen por gjithsesi mund të falin apo të harrojnë lehtë.

Padurimi

Duke qenë shenjë e zjarrit, Luanët janë shumë energjikë dhe të shtyrë për suksese. Duan të arrijnë qëllimet dhe nuk do ta pranonin kurrë humbjen. Kjo është gjë e mirë por bën që të jenë të prirur drejt padurimit. Duan t’i bëjnë gjërat sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo mund t’i bëjë nervozë dhe t’i çojë në dështim. Është e rëndësishme për Luanët të ushtrojnë durimin, pasi kjo mund t’u sjellë atyre prosperitet.

Zemërimi

Luanët janë agresivë dhe shpesh agresiviteti i tyre është i vështirë për t’u menaxhuar. Janë lider të lindur dhe shpesh nuk pranojnë të marrin mendimet e të tjerëve. Kryesisht meshkujt Luanë janë të prirur të zemërohen thellë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here