Vetëm me Ligj të veqantë mbrohet Liqeni i Badovcit

0
193

Mbi 20 mijë qytetarë brenda intervalit kohor pesë ditor janë mbledhur në një grup kundër degradimit të Badovcit. Kjo shifër të lë një përshtypje inkurajuese ku kanë filluar të ngriten zërat  e munguar të qytetarëve kundër një të keqe të cilën cdo ditë po e hasin me betonizime dhe prishje të ambientit. Për 20 vite të plularizmit, sa herë që vendi ndodhet në proces zgjedhor qoftë në nivel lokal apo qendror, nuk kalonë pa u shënuar ndonjë ngjarje e hidhur për opinionin publik. Debati i tejzgjatur për koalicionin qeverisës,  mbeti në hije nga kryelajmi që pushtoi të gjitha mediet e vendit lidhur me idenë e ndërtimit të disa vilave në Parkun natyror të Liqenit të Badovcit. Reagimi i qytetarëve ishte si një uragan. Ky reagim i madh mund të ndërlidhet edhe me aspektin psikologjik të qytetarëve të cilët po mbahen në ankth, pa dëshirë, nga mungesë e konsolidimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet dhe marrjes së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, ku dora e shtetit do të duhej të ndihej ndaj cdo keqbërje.  Gjithmonë ka pasur shtim enorm të ndërtimeve ilegale gjashtë fushatave të zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore. Arsyeja është e thjeshtë sepse në kohë fushate askush nuk merret me ta, e  në raste të caktuara nxiten nga politikbërja me premtimin e sigurimit të ndonjë licence në këmbim të votës apo sponzorizimit të fushatave elektorale. Mohimi i Ministris së Ambientit dhe Planifikimit hapësinor  dhe komunë së Prishtinës ti kenë dhënë leje apo pëlqim Grupit KAËA doli të ketë qenë gënjeshtër. Megjithatë, kjo ngjarje ndodhi në një moment kritik kur gati pothuajse Liqeni i Badovcit rrezikon të ngelet pa ujë në mungesë të rreshjeve.  Ky duhet të shërbejë si një alarm  për institucionet gjegjëse të vendit për masat që duhet ndërmarrë përmes një monitorimi të burimeve ujore dhe pyllëzimit të brigjeve të Badovcit për shkak të erozionit.

Në një situatë të tillë, në rastin më të keq, do të ishte lejimi i ndërtimeve në zonën e Badovcit, ku sasirat e më të mëdha të rreshjeve  dëborës dhe të shiut do të përfundonin në kanalet atmosferike të rrugëve në vend që të përfundojnë në liqe. Andaj cdo tentativë për të ndërtuar  në këto hapësira nuk duhet lejuar për përfitime të kompanive, e në dëm të qytetarëve respektivisht interesit publik. Pasojat do të ishin të pariparueshme. Reagimi përmes një peticioni të nënshkruar mbi 20 mijë qytetarëve arriti efektin e vet por jo në mënyrë përfundimtare. Shqetësuese mbesin aktet aktuale normative.  Pavarësisht që  Ministri i MAPH  dhe kryetari i komunës së Prishtinës janë deklaruar publikisht se  nuk kanë dhënë asnjë leje dhe as pëlqim për ndërtime në brigjet e Badovcit vetë udhëzimi administrativ 15/2017 për kriteret për përcaktimin e zonave të mbrojtura sanitare të burimeve të ujit, paraqet shqetësim në vete. Edhe zbatimi i plotë i këtij udhëzim administrativ, nuk i jep zgjidhjen e dëshiruar parandalimit të degradimit të Liqenit të Badovci, nëse si i tillë nuk ndryshon.   Pa dyshim që nëse nuk ndryshon udhëzimi administrativ dhe të shpallet Liqeni i Badovcit zone e interesit të veqantë me një perimetër më të gjërë, ai do të rrezikohet për një kohë të shkurtë. Për ruajtjen e zonës së Liqenit duhet marrë parasysh specifikat e saj e që nuk korespondon me udhëzimin aktual. Kjo sepse Liqeni i Badocit është me zonën 1 dhe 2 te mbrojtur përreth tij  që nënkupton 10 dhe 200 m jashtë perimetrit të tij ujor ndalohen cfarëdo ndërtimi. Mirëpo në të madje nuk përmendet asnjëher zona e III perimetri i së cilës është 500 metra! Në cilën do pjesë të liqenit të Badovcit, që hynë nën administrimin e komunës së Prishtinës,  200 m nuk përfundon në krahun e kundërt të pjesëve malore dhe të gjitha të rreshurat e dëborës apo shiut do të pengoheshin të përfundonin në liqe.  Asokohe projektuesit kane vendosur ndërtimin e liqenit artificial pikërisht në këtë pjese duke marre parasysh reliefin kodrinor ku nga reshjet e dëborës do te mbahej konstant një nivel uji qe do te përmbushte kërkesat e furnizimit me ujë. Pikërisht për këtë arsye autoritetet e atëhershme u kanë kompensuar tokat banorëve të Novosellës me toka në komunën e Gracanicës dhe asnjëher nuk është lejuar të ndërtohen shtëpi në këto pjesë deri në majet e cdo mali. Andaj janë të asryeshëm zërat për shpalljen e kësaj zone me interes të veqantë dhe të përfshijë një perimetër më të gjërë nën mbrojtje. Në një publikim tek faqja e grupirt për mbrojtjen e Badovcit se do të mjaftonte një leje ndërtimi që të tjerëve tu krijohet alibi për të kërkuar një gjë të tillë.

Parku i natyrës Badovci duhet të vazhdojë të mbetet si resursi i vetëm për aktivitete të ndryshme ku shfrytëzuesit njihen në fushën e turizmit, rekreacionit, sportit, shkencës dhe mbrojtjes së natyrës. Duke ditur peshën që ka ky liqen, për disa vite mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në pastrimin e këtij pellgu gjatë shtjerrës. Dhe pikërisht ky është një koalicion i qytetarëve në mbrojtje të Liqenit. Ky reagim i  qytetarëve nuk ishte sipërfaqësor vetëm me ndonjë Like  në komentet  kritike të publikuara në këtë grup lidhur me tentimin e ndërtimeve.  Por të gjitha u përcollën  me debate dhe ide pozitive për parandalimin e degradimit. Ministria e ambientit dhe planifikimit hapësinor duhet sa më parë në bazë të kërkesës së qytetarëve të shpallë Liqenin e Badovcit si zonë me interes të veçantë. Ministria e Ambientit, komuna e Prishtinës dhe Ujësjellësit rajonal Prishtina, ne asnjë mënyre nuk duhet të jap pëlqim për çfarëdo ndërtimi.

Ndarja e statusit të veqantë të kësaj zone ka edhe mbështetje tjera ligjore dhe konventa ndërkombëtare të cilat janë cekur edhe në dokumentin e planifikimit hapësinor të Prishtinës, si Ligji për mbrojtjen e Natyrës, Ligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja; Ligji për ujërat, Ligji për mbrojtjen nga zhurma , Ligji për mbeturinat, Ligji për rrugët, Ligji për zonat e veqanta të mbrojtura; Konventa  ndërkombëtare e njohur si Bernit  për ruajtjen e florës dhe faunës së egër.  Reagimi I arsyeshëm dhe pozitiv I qytetarëve do të arrijë efektin vetëm nëse arrihet që institucionet gjegjëse përmes një akti normativ e shpallin Liqenin e Badovcit zonë me interes të veçantë. Ndryshe reagimi nuk do të arrijë efektin e vet. Ilir KRASNIQI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here