Video tmerruese nga Greqia: U gjetën të shkrumbuar e të përqafuar, si tentuan të shpëtonin burra, gra e fëmijë

0
48

Dy video të rënda janë publikuar nga media greke Protothema, në të cilat tregohen momentet përpara se 26 persona të gjendeshin të shkrumbuar nga zjarri në Mati, Attica Lindore.

Në video tregohet një burrë, i cili fillimisht lëviz me motor, teksa është ende ditë. Ai mundohet të shpëtojë, por haset me një grup automjetesh, të cilat vinin në krah të kundërt me të.

Videoja tjetër tregon të njëjtin person duke lëvizur gjatë natës me rrënojave që ka lënë pas zjarri. Dallohen lehtësisht makinat e shkrumbuara, e nuk dihet nëse brenda tyre ka edhe trupa të pajetë.

26 personat u gjetën të vdekur në një fushë pranë tavernës së zonës dhe detit. Familje të tëra, burra të vdekur që përqafonin fëmijët e tyre dhe i mbanin në krahë u gjetën në skenat e tmerrshme që ishin krijuar në zonë.

Ata duket se ishin përpjekur për të arritur në det për të shpëtuar nga flakët, por u përfshinë nga flakët që u përhapën me shpejtësi brenda pak minutash.
Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 77, ndërsa të shumtë janë personat e shpallur të zhdukur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here