Vjosa Osmani: Do të jemi në krah të SHBA-së, ashtu sikurse ishin ata me ne

0
12

Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, shpreh dhimbjen e saj duke thënë se Kosova kujton viktimat e sulmmeve të 11 shtatorit.

Kanë kaluar 18 vjet nga koha kur rreth 3000 njerëz humbën jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit, sulmin më të vrazhdë në historinë moderne të SHBA-së.

Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, shpreh dhimbjen e saj duke thënë se Kosova kujton viktimat e sulmmeve të 11 shtatorit dhe qëndron krenare në krah të SHBA-vë, ashtu sikurse ata qëndruan përkrah nesh në momentet më të errëta të historisë.

Postimi plotë:

“Nëse asgjë tjetër nuk mësojmë nga ajo tragjedi, mësojmë se jeta është e shkurtër dhe nuk ka kohë për urrejtje”. Këto ishin fjalët e Sandy Dahl, bashkëshorte e pilotit të Fluturimit 93 – të rrëzuar më 11 shtator 2001.

Kanë kaluar 18 vjet nga koha kur rreth 3000 njerëz humbën jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit, sulmin më të vrazhdë në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot, Kosova kujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit dhe qëndron krenare në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç qëndruan ata përkrah nesh në momentet më të errëta të historisë sonë.

#NeverForget #NineEleven #KosovostandsëithUSA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here