Vrasja e demonstruesve, Kurti kërkon nga UNMIK-u të marrë masa

0
35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se UNMIK-u duhet të përgjigjet për vrasjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, gjatë protestës së 10 shkurtit të vitit 2007.

Kurti pas homazheve për dy ish-aktivistët, deklaroi se policia e asaj kohe kishte pasur faj për humbjen e dy aktivistëve, të cilët po protestonin në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kundërshtimin e Pakos së Ahtisaarit.

“UNMIK-u duhet të marrë masa dhe të kthejë përgjigje për Opinionin e Panelit Këshillues për të Drejtat e Njeriut të UNMIK-ut meqenëse, ky panel nxori vendimin se policia ka pasur faj sa i përket vrasjes së demonstruesve paqësorë”, ka deklaruar Kurti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here