Vuçiq mesazh Kurtit për zgjedhjet e prillit, tregon se synon mbajtjen e tyre edhe në Kosovë

0
38

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e Serbisë, ku serbët më 3 prill do të munden të votojnë jo vetëm në veri, por edhe në Kosovë.

Vuçiq i ka dërguar mesazh kryeministrit Albin Kurti, se shpreson që të mos ndërhyjë dikush në votimin e serbëve në Kosovë, duke paralajmëruar edhe për pasoja.

Madje, kur gazetari i tha se kryeministri i Kosovës ishte më i fortë se shtetet e QUINT-it dhe BE-ja, pasi e ndaloi referendumin serb në Kosovë, Vuçiq qeshi duke thënë se ‘ishte një shaka e mirë’.

“Jam shumë i vrenjtur dhe dinak, por buzëqesh kur më thonë se kanë lëshuar një deklaratë, por Kurti nuk ka dashur të dëgjojë”, tha presidenti serb për TV Pink.

Gjithashtu, Vuçiq tha se sa i përket mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, disa faktorë të tjerë janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, duke mos përmendur emra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here