VV-ja: Studentët nuk po regjistrohen në librin amëz, nuk iu njihen studimet

0
29

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me raportin e MAShT-it për librat amëz të kolegjeve private ku sipas raporteve studentët vetëm kanë kryer studimet, por nuk kanë qenë të regjistruar në librat amëz.

Deputeti, Ismajl Kurteshi, tha se muaj më parë një zyrtare e MAShT-it kishte shprehur një shqetësim në lidhje me librat amëz pasi që sipas saj, në këto libra nuk janë regjistruar studentët dhe ata kanë kryer studimet, por që në fakt shkollimi i tyre nuk vlen edhe pse mund ta ketë marrë një letër diplome.

“Një deklaratë e një zyrtareje të MAShT në shkurt të këtij viti më patë nxitë ta kërkoj një raport të tillë nga MAShT përkundër përpjekjeve të vazhdueshme dhe shkresave drejtuar vetë ministrit që të na dërgojnë neve si deputet këtë raport që bazuar në letrën e zyrtares ishte shqetësues sepse ajo tërhiqte vërejtje që kjo çështje është alarm për arsimin e lartë në Kosovë dhe studentët”, tha Kurteshi.

“Pas 5 muajve raporti erdhi dhe bashkë më të erdhi edhe shkresa përcillet e shefit të kabinetit të ministrit, Faton Dushi. Probleme tilla nuk kemi trashëguar vetëm nga Universitetet Private, por edhe publike që nuk kanë respektuar afatin ligjor për dorëzimin e librit amë”, shtoi deputeti.

Ai tha se studentët që nuk janë regjistruar në këto libra nuk u njihet shkollimi i tyre.

“Pavarësisht pagesave financiare një student i paregjistruar në këto libra nuk i njihet as diploma e studime edhe kur e merr dokumentin e diplomës, kjo ka ndodhë me të rinjtë tanë që kanë qenë të mashtruar. Kabineti aktual i MAShT nuk dallon nga kabinetet tjera se ky ministri udhëheq MAShT dhe kanë bërë përpjekje maksimale ta mbajnë fshehtë këtë raport qe do duhet të publikohej që së paku të ndalet e keqja që ka ndodh me vite të tëra pa fajin e studentëve”, tha tutje.

Kurteshi tha se ministri aktual i MASHhT-i do mbahet mend për dëmet që i ka shkaktuar sistemit arsimor në Kosovë.

“Kjo qeveri bashkë me ministrin do mbahet në mend për diskreditimin e arsimit universitar duke filluar nga EQAR, emërimet e shkarkimet e paligjshme, ndërhyrje në KShC etj. ne kërkojmë nga MAShT të mos marr vendime që nuk i përkasin një qeverie në dorëheqje. Kërkojmë nga MAShT që nëse këto raporte nuk janë të plota të i publikojnë të plotë për gjitha kolegjet private dhe universitetet publike”, tha deputeti i VV-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here