Yjet e rinj në muzikë për 2022 mes tyre dhe talentja 15 vjeçare Barbara

0
21

Edhe këtë vit industria muzikore shqiptare shkëlqeu si mos më miri madje me plot gojën mund të themi se një këngë shqiptare mund të krahasohet me një hit botëror nga interpretimi stili e deri te videoklipi. Por edhe ky vit që po kalon e i kanë mbetur vetëm pak ditë solli disa yje të rinjë që lulëzuan dhe u dëgjuan mjaft. E nisim me artistin Anxhelo Koci që vitin e kaluar e quanin ai djali që këndoi me Adelina Tahirin, e 2022 ishte për të ngritje me plot hite. Por edhe artisti i ri David Dreshaj u klasifikua me emrat Big ku përveç super këngëve e miliona klikimeve ai e mbylli vitin me një super album dedikuar Krishtlindjeve.

Por le të shkojmë te emrat e rinj të gjinisë së bukur ku lulëzuan dhe erdhën emra si Kaltrina Gosalci me super bashkëpunime me Shpat Kasapin, e deri te këngët e veta solo që u priten mjaft mirë, apo pa harruar këngëtaren që shkruan këngë për emrat e njohur e këtë vit u prezantua plot stil me projektin ” Fajet ” , fjala është për Ada. Jo vetëm këto që përmendem por edhe vajza e cila mundi Bigët në Festivalin “Kënga Magjike 2022” Michela Paluca duke rrëmbyer çmimin e dytë me këngën “Një përqafim “.

Por si duket qershia mbi tortë pasi ishte dhe ylli më i vogël për nga mosha e me një zë të veçantë për vitin 2022 si zbulim do të mbetet ylli 15 vjeçar me origjinë nga Theranda – Kosovë, por që ka lindur, rritur dhe jeton në Austri, Barbara Kabashi. Ishte kënga e saj e parë me video me titull “Favorita” që u prit mjaft mirë dhe po dëgjohet kudo dhe hit nëpër radiot shqiptare, dhe ku interpretimi i saj ra në sy edhe në mediat e huaja ku shkruan për yllin e ri shqiptar. Barbara ishte zbulimi më simpatik i këtij viti por ajo vetëm sapo ka nisur ndërsa falë talentin dhe moshës fare të re shumë kritikë të muzikës e shohim si një yll të ri në skenën muzikore shqiptare dhe mjaft premtuese për të ecur me hapa gjigandë në industrinë e muzikës dhe siç dhe ajo synon një ditë të bëhet si Dua Lipa.

E nëse nuk jeni të bindur nga kjo që sapo lexuat klikoni në emrat e tyre e do të jeni dakort se këta ishin vërtetë talentët e rinj në muzikën shqiptare që lindën si yje gjatë vitit 2022.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here