Zaev i ngre duart nga VMRO-DPMNE-ja, Mickoski nuk dëshiron të bisedojë me LSDM-në

0
63

Ligji për prokurori publike me vendosjen e vërejtjeve nga grupet e deputetëve, nëse sigurohet mbështetja e nevojshme, Qeveria këtë fundjavë duhet ta lëshojë në procedurë, përcjell GazetaExpress. Në ndërkohë kërkohet shumicë prej dy të tretave për votimin e tij në Kuvend, duke e pasur parasysh se nuk ka marrëveshjes me LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Nga Qeveria thonë se pasi të vlerësohet se ka harmonizim, ligji do të kalojë në seancë qeveritare dhe do të dorëzohet deri tek Kuvendi.

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër i deritanishëm Zoran Zaev dje deklaroi se beson se ligji këtë fundjavë mund të hyjë në procedurë kuvendore dhe deri të mërkurën do të votohet. Tha se ka biseduar me të gjitha grupet e deputetëve, se janë pothuajse afër dhe mbetet vetëm ta shohin zgjidhjen e vetme të plotë që të pajtohen. Apelon për mbështetje nga të gjitha partitë parlamentare, edhe pse, thotë, nga VMRO-DPMNE-ja tani më i ka ngritur duart se është e mundur marrëveshje.

“Apeloj deri tek të gjithë. Nga VMRO-DPMNE-ja i kam ngritur duart, por apeloj edhe deri tek ata. Kemi zgjidhje cilësore ligjore. Brenda kemi trajtim korrekt dhe të barabartë për të gjithë”, deklaroi Zaev gjatë vizitës në Haraçinë.

Se nuk ka bisedime mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për ligjin për prokurorinë publike, konfirmoi dhe edhe lideri i partisë opozitare Hristijan Mickoski.

Edhe njëherë e përsëriti qëndrimin se partia e tij është për ligj për prokurorinë publike, por për ligj që do të jetë i drejtë dhe do të ofrojë drejtësi për të gjithë qytetarët në shtet pa përjashtim nëse janë të përcaktuar për parti.

“Kjo që po na propozohet nuk është ligj i tillë. Nuk e di çka është çudi që ekspertët të ulen, të cilët ishin pjesë e debatit kuvendor, pa dallim nëse në këtë ose në përbërjen parlamentare. Pa kusht ju them se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së atë ligj do ta mbështesë”, deklaroi Mickoski në konferencën në selinë e partisë.

Për Zaevin kërkesat e VMRO-DPMNE-së për zgjidhje të shpejtë për Ligjin për PP-në, pas dy viteve negociata, janë të vonuara dhe joserioze.

Sërish theksoi se zgjedhjet do të mbahen më 12 prill, duke përkujtuar se ekziston mundësi vetëm për shtyrjen e shpërndarjes së Kuvendit.

“Parlamenti a do të shpërndahet më 12 ose më 14, 17, ligji këtë e lejon. siç tha Talat Xhaferi me rëndësi është të ruhen afatet e nevojshme të KSHZ-së për zbatimin e zgjedhjeve. Ato janë disa 52-53 ditë”, deklaroi Zaev.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here