Zgjerohet skandali me milionat për lobim, Express sjell kontratën e Dhurata Hoxhës me francezët

0
10

Përderisa Kosova po vazhdon të mbetet pa liberalizim të vizave, Ministria e thirrur për këtë punë, ajo e Integrimeve Evropiane, po harxhon miliona të taksapaguesve me kompani lobimi në BE, Amerikë, si edhe për të “informuar” për të satën herë qytetarët për procesin e liberalizimit. Së fundmi, ministrja e PDK-së, Dhurata Hoxha ka nënshkruar edhe një kontratë me kompaninë franceze “Majorelle”, për të kërkuar nga ta informacione për agjendën e Kosovës në BE. Për tre muaj këto kontrata të MIE-së i kushtuan buxhetit të shtetit më shumë se 1 milionë euro, shkruan Gazeta Express.

Për pak muaj, Ministria e Integrimeve Evropiane nën udhëheqjen e ministres Dhurata Hoxha, që vjen nga radhët e PDK-së, ka nënshkruar kontrata që do t’i kushtojnë miliona buxhetit të shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here