Zyrtari i PDK-së: Duhesh të jesh i pafytyrë si Albin Kurti, që të përfitosh në përvjetorin e rënies së Enver Zymberit

0
15

Anëtari i Kryesisë së, PDK-së, Betim Gjoshi, i është përgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti i cili sot ka shkruar në faqen e tij në Facebook se aksioni në veri të Kosovës ishte ndërpre nga Hashim Thaçi pas rënies së Enver Zymberit.

Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albin Kurti mundohet të përfitoj politikisht paturpësisht edhe në përvjetorët e heronjve të Kosovës, pasi ndihet rehat me komoditetin që po e ka në Norvegji.

Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:

Miq të mi!

Duhet të jesh i pafytyrë si Albin K. për tu munduar të përfitosh politikisht në përvjetorin e rënies së heroit Enver Zymberi.

Jemi mësuar me këtë njeri që nga rehatia që ia ofron Norvegjia të hedhë vrerë e baltë mbi Hashim Thaçin që i vetmi kishte guximin për të urdhëruar aksionin për sovranitet me 25 korrik 2011.

Edhe a e dini se kush po flet?

Po flet ky njeri që si kryeministër ia hapi derën Aleksandër Vuqiqit dhe strukturave të tij të Serbisë për të menaxhuar në pandemi me komunat në veri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here